Dimitrov: Është e vështirë që kjo Qeveri të paketohet në një “oblandë” me standarde evropiane

Maqedonia

Dimitrov: Është e vështirë që kjo Qeveri të paketohet në një “oblandë” me standarde evropiane

Më: 14 prill 2023 Në ora: 10:17
Nikolla Dimitrov

Kemi kushte të dyfishta, prandaj qeveria aktuale është shumë e vështirë që të paketohet në një “oblandë” me standarde evropiane, kështu vlerësoi ish-shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

“Kemi gola të dyfishtë. Kemi një shpartallim të dukshëm, një kolaps të institucioneve të sistemit. Kemi probleme në shëndetësi, kemi probleme në arsim, në gjyqësor, në legjitimitetin demokratik… Mendoj se flasim për Evropë dhe për ardhmëri evropiane, kurse në shtëpi bëjmë hapa kundërthënës”, vlerëson Dimitrov në “10 Minuta” në TV21.

Duke folur për përbërjen aktuale të Qeverisë, ai vlerësoi se në koalicionin qeverisës ka shumë parti politike dhe si të tilla janë të shpërndara edhe në institucione. Këshilloi të tërhiqen disa.

i pyetur se a do të kthehet në skenën politike, Dimitrov tha se së shpejti do ta njoftojë publikun se si do të veprojë, megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që sërish do ta shohim në skenën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat