LAMM: Rruga Vevçan-Gradsko nuk do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë festave

Maqedonia

LAMM: Rruga Vevçan-Gradsko nuk do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë festave

Më: 14 prill 2023 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Nga atje njoftojnë se rruga në drejtim nga fshati Vevçan deri në Gradsko gjatë festave ((14, 15,
16 dhe 17 prill 2023) nuk do të jetë e mbyllur, por është kufizuar shpejtësia për qarkullim deri në 40 kilometra në orë.

Nga LAMM theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u rekomandon shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat