Ohër-Strugë, hotelet gjysmë të zbrazëta

Maqedonia

Ohër-Strugë, hotelet gjysmë të zbrazëta

Më: 14 prill 2023 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Hotelet më të mëdha në rivierën Ohër-Strugë për fundjavën e zgjatur festive shënojnë frekuencë të ulët me vetëm 20 deri në 30 për qind. Disa prej tyre as nuk do të hapen fare këto ditë, pavarësisht se Ohri do të jetë i mbushur me mysafirë. Por, shumica e mysafirëve do të jenë në apartamentet apo shtëpitë e tyre të fundjavës. Objektet private të akomodimit janë rezervuar vetëm gjysma. Parashikimi për një fundjavë të paqëndrueshme moti ka një efekt shtesë të keq.

“Ne vendosëm të mos punojmë për festat e Pashkëve, sepse kapaciteti i hoteleve është shumë i madh dhe për të përballuar shpenzimet duhen minimumi 50 mysafirë…“,tha Filip Mishevski – menaxher i përgjithshëm i një hoteli në Ohër.

Hotelierët presin që më shumë mysafirë të fillojnë të vijnë duke filluar nga festat e 1 Majit. Tashmë ka njoftime për grupe të organizuara nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.

“Me festat e 1 Majit pritet edhe nisja e sezonit turistik, kur ambientet hoteliere duhet të mbushen plotësisht”, theksoi Natasha Cvetanoska – menaxhere hoteli.

Realisht në treg për sezonin e ardhshëm turistik nga muaji maj, mund të themi me siguri se ka një interes të madh për akomodimin si në ambientet hoteliere ashtu edhe në akomodimet private…”, shtoi Ljupço Cvetanoski-hotelier.

Në hotele dhe apartamente private tashmë janë bërë 70-80% e marrëveshjeve dhe qirave. Pritjet janë që ky sezon turistik të jetë shumë më i mirë se dy vitet e fundit. Më të shumtët do të jenë turistë nga Holanda, Turqia, Polonia, si dhe turistë nga Serbia.

Ndryshe, çmimet e aranzhimeve janë 30% më të larta këtë vit, si dhe janë rritur çmimet e shërbimeve të gastronomisë në kafene dhe restorante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat