MPB-ja deklarohet për skandalin në Gjinekologjinë e Tetovës, ja masat që janë ndërmarrë

Maqedonia

MPB-ja deklarohet për skandalin në Gjinekologjinë e Tetovës, ja masat që janë ndërmarrë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot zyrtarisht kanë bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar anesteziologun nga Spitali i Tetovë, përmes transmetimit “live” në TikTok xhitonte gratë shtatzëna.

Nga MPB njoftojnë se i njëjti është arrestuar pak para mesnate në fshatin Odri.

“Më 14.04.2023, në ora 23:40, në Odri të Tetovës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria V.D. (43).

Duke vepruar pas kallëzimit të P.V. , drejtor i Spitalit Klinik Tetovë se V.D., i punësuar si anesteziolog në spital, ka filmuar dhe publikuar përmes rrjetit “Tik Tok” personelin mjekësor dhe pacientët të cilëve iu është ofruar ndihma mjekësore”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat