U akuzua se punon me porosi, gazetari Sabrioski: Populli të vërtetojë punën time

Maqedonia

U akuzua se punon me porosi, gazetari Sabrioski: Populli të vërtetojë punën time

Më: 15 prill 2023 Në ora: 14:06
Sunai Sabrioski

Sunai Sabrioskin sot e takuam në treg, nuk ishte aty për të parë çmimet e pemëve dhe perimeve, por në ditën e tij të lirë duke bërë pazar.

Ditë më parë gazetari Sunai Sabrioski ishte shënjestër e një artikulli të Ljubomir Kostovskit, i cili ishte publikuar në portalin Civil Media. Sipas këtij artikulli, gazetari Sunai Sabrioski është gazetar që punon me porosi. Rreth kësaj çështjeje Sunaj na dha edhe përgjigjen.

Do ia le popullit që të vërtetojë a jam gazetar që punon me porosi apo jo, në kontekst me këtë situatë ku drejtpërdrejtë bëhet sulm ndaj gazetarëve, ka një kontekst më të gjerë, t’i lëmë anash kostumet e mia të shtrenjta të cilat përmendën, i gjithë konteksti kur të shihet Vasko Evtov, Stojmenov dhe përmenden edhe shumë tjerë, dhe ja publikisht e pyes autorin e tekstit, me çfarë koleget tjerë të mediumeve tjera e meritojnë një etiketë të tillë duke përfshirë edhe mediumin ku unë punoj. (0:01:10) Unë nuk e shoh si sulm vetëm ndaj meje e shoh si sulm ndaj gazetarëve dhe përsëri e pyes zotërinë nëse nuk i anketoj qytetaret kënd të anketoj Dimitar Kovaçevskin”, tha gazetari Sabrioski.

Ne këtë artikull gazetari Sunai u komentua edhe për stilin e tij të veshjes, ku thuhet se galeria e tij me kostume të shtrenjta ka rolin specifik dhe ndihmon të ndryshojë temë – nga çështja e çmimeve të reja në tregje pas vendimit të qeverisë për ngrirjen e tyre, ai kalon me qytetarët e tij të “anketuar” në temën e zyrtarëve që rritën rroga, shkruan në këtë artikull, e kjo pjese nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale nga gazetaret tjerë që përkrahen gazetarin Sunai Sabrioskit.

“Njerëzit që merren me kritikë mode e dinë mirë se sa kushtojnë, vërtet është e pa shije të flitet për mënyrën time të veshjes dhe pamjen fizike, mund të kritikohet puna ime e për atë se si unë dukem dhe si vishem mendoj se nuk është subjekt në interes sepse nuk merrem me Showbiz me Jetset atë ua le njerëzve si Caci Pakovska ta komentojnë”, deklaroi Sunai Sabrioski.

Për këtë artikull doli me reagim edhe shoqata e gazetarëve te RMV ku nder tjerat kërkohet që t’i kërkohet falje publike kolegut Sabrioski për nënçmimin e publikuar në Civil Media.

“SHGM dënon qëndrimin përçmues dhe sulmin ndaj gazetarëve në baza personale në postimin Civil Media me titull: “Mediat në litar të shkurtër me qendra të gënjeshtrës”. Në kolumnë, autori i tekstit, Ljubomir Kostovski, komenton në mënyrë të pahijshme pamjen fizike dhe stilin e veshjes së gazetarit të TV24, Sunai Sabrioski, dhe në të njëjtën kohë bën përpjekje për ta diskredituar atë dhe median ku ai punon. Publikimi i kësaj përmbajtjeje për kolegun Sabrioski, por edhe përdorimi i këtij fjalori ndaj çdo media, mund të nxisë gjuhën e urrejtjes nga palët e treta. Urrejtja mund të kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e gazetarëve dhe individëve të tjerë, që do të thotë se përveç autorëve, përgjegjësi penale kanë edhe ata që nxisin aktet e urrejtjes. Prandaj, ftojmë autorin e tekstit Ljubomir Kostovski dhe redaktorin e medias online Civil Media t’i kërkojnë falje publike kolegut të TV24 Sunai Sabrioski“, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Nga SHGM po ashtu theksojnë se liria e shprehjes duhet të promovohet si një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, por në të njëjtën kohë është e nevojshme të dihet se realizimi i këtyre lirive përfshin detyrime dhe përgjegjësi. E drejta për kritikë publike është e padiskutueshme, por kritika ndaj pamjes fizike apo stilit është jashtëzakonisht nënçmuese dhe e vrazhdë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat