Spasovski: Për herë të parë, me bekimin e Patriarkut të Jerusalemit mundemi ta marrim zjarrin e shenjtë dhe ta sjellim në Maqedoni

Maqedonia

Spasovski: Për herë të parë, me bekimin e Patriarkut të Jerusalemit mundemi ta marrim zjarrin e shenjtë dhe ta sjellim në Maqedoni

Më: 15 prill 2023 Në ora: 18:22
Foto nga ceremonia

Në qytetin e lashtë Jerusalem u mbajt ceremonia e sjelljes së zjarrit të shenjtë, ku për herë të parë merr pjesë delegacioni i shtetit tonë i udhëhequr nga ministri i brendshëm Oliver Spasovski, ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, drejtori i Komisionit shtetëror për marrëdhënie mes bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, Darijan Sotirovski dhe shefi i delegacionit të Kishës ortodokse maqedonase, mitropoliti i Tetovës dhe Gostivarit, Josif Todorovski. Në këtë akt madhështor që mbahet çdo vit të Shtunën e madhe, ka përfaqësues të më shumë shteteve të cilët me nderime të qeverisë dhe kishës e sjellin zjarrin e shenjtë në shtetet e tyre.

“Ky është akt historik që ndodh menjëherë pas vendosjes së unitetit kanonik dhe njohjes së kishës sonë të shenjtë, ky është viti i parë ku drejtpërdrejtë nga Tempulli me bekimin e Patriarkut të Jerusalemit, mundemi ta marrim zjarrin e shenjtë dhe ta sjellim në Maqedoni”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

“Për herë të parë kemi mundësi drejtpërdrejt nga Jerusalemi ta sjellim në shtëpi zjarrin e bekuar, në shtetin tonë, në KOM, e pastaj ky zjarre të vazhdojë të na i bekojë shtëpitë dhe tempujt tanë gjatë tërë vitit”, pohoi Bisera Kostadinova Stojçevska, ministre e Kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat