Një punonjës i NP “Higjiena Komunale” ka ndërruar jetë në vendin e punës

Maqedonia

Një punonjës i NP “Higjiena Komunale” ka ndërruar jetë në vendin e punës

Më: 15 prill 2023 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Me datën 14.04.2023 në ora 09:14 në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin “11 Oktomvri” gjatë kryerjes së detyrave të punës A.S.(43) nga Shkupi – punonjës në NP “Higjiena Komunale” ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë në vend.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Mjekësisë Emergjente, ndërsa një ekip nga SPB Shkup ka kryer hetime.

Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat