Dimitrievski: Kjo Qeveri duhet të shkojë sa më shpejtë, BDI dhe LSDM po keqmenaxhon vendin

Maqedonia

Dimitrievski: Kjo Qeveri duhet të shkojë sa më shpejtë, BDI dhe LSDM po keqmenaxhon vendin

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:59
Maksim Dimitrievski

Në një intervistë të dhënë për Radio Evropa e lirë, kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski tha se për zgjedhjet të parakohshme parlamentare vendosë shumica në Kuvend, por sipas tij është e nevojshme që kjo Qeveri të shkojë sa më shpejt.

Sipas tij qeverisja LSDM-BDI po keqmenaxhon vendin.

“Mendimi im subjektiv është se secilat zgjedhje janë një test për demokracinë në vend dhe është e nevojshme që sa më shpejt kjo qeveri që punon keq dhe keqmenaxhon vendin të shkojë sa më shpejt.

Le të vijnë njerëzit e përgjegjshëm me një koncept të qartë, me një vizion se si do ta çojnë Maqedoninë përpara në mënyrë të ndershme dhe dinjitoze, sepse ne jemi një vend që po stagnon vazhdimisht dhe për fat të keq jemi dëshmitarë të krimit, korrupsionit, keqpërdorimit të pozitave dhe funksioneve dhe thjesht shteti funksionon si shoqëri private aksionare në të cilën BDI është realisht menaxheri kryesor, dhe elementi mbështetës i qeverisë janë ish-partiakët e mi nga radhët e LSDM-së.

E kam fjalën për zyrtarët apo elitën politike që drejtojnë këtë parti. Përndryshe, sa i përket anëtarëve, ata janë njerëz të mrekullueshëm që për fat të keq nuk kanë mundësi”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat