Digjet vetura e zv. drejtorit të burgut të Idrizovës

Maqedonia

Digjet vetura e zv. drejtorit të burgut të Idrizovës

Më: 18 prill 2023 Në ora: 08:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë mbrëmjes së djeshme është djegur vetura e zv. drejtorit të Burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi. Ky është rasti i dytë në vetëm tre ditë.

Ditë më parë komandantit të Burgut të Idrizovës iu dogj vetura para banesës së tij. Afrim Rexhepi e cilësoi këtë si sulm ndaj shtetit.

Ai theksoi se kishte pasur probleme me disa prej të burgosurve, vetëm sepse kishte respektuar ligjin dhe se punën e kishte kryer me ndershmëri.

Siç njofton “KlanM”, vetura e djegur mbrëmë është veturë zyrtare që e ka shfrytëzuar zv. drejtori Jonuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat