Gjinekologia Ferati: Djemtë nuk pranojnë të përdorin mjete mbrojtëse gjatë seksit

Maqedonia

Gjinekologia Ferati: Djemtë nuk pranojnë të përdorin mjete mbrojtëse gjatë seksit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 09:35
Meral Yzeiri Ferati

Gjinekologia Meral Yzeiri Ferati tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” se ka të rinj që nuk janë në dijeni për masat mbrojtëse që duhen përdorur gjatë akteve seksuale.

Ajo tregoi se ka dhe nga ata që mund të jenë në dijeni, por nuk janë mjaftueshëm të informuar për përdorimin e tyre.

“Nga ajo që kam dëgjuar, jo se kanë lexuar apo se kanë marrë një mendim profesional, por thjesht kanë paragjykime. Për shembull, për kontranceptivët që merren nga goja nga vajzat dhe djemtë, këta të fundit zakonisht nuk e pranojnë,” – u shpreh gjinekologia.

Shkalla e shtatzënisë së paplanifikuar tek adoleshentët në Maqedoninë e Veriut është 11% dhe është një nga më të lartat në Evropë.

Për më tepër, shkalla e lindjeve te të miturat është 15.7 në 1000, që është pothuajse tre herë më e lartë sesa mesatarja prej 6 në 1000 lindje për vendet e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat