Arrestohet një 37-vjeçar nga Kumanova, kërkohej me urdhër qendror

Maqedonia

Arrestohet një 37-vjeçar nga Kumanova, kërkohej me urdhër qendror

Më: 18 prill 2023 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

MPB njofton se policia nga SPB Kumanovë ka arrestuar një 37-vjeçar i cili kërkohej me urdhër qendror.

“Më 16.04.2023 në orën 23:00 policia nga SPB Kumanovë ka arrestuar S.A. 37-vjet nga fshati Orizare, Komuna e Likovës.

Ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit për shlyerjen e dënimit me burg prej 8 vjetësh për kryerjen e veprës penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe “prodhimin, posedimin, ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar të armëve ose lëndëve shpërthyese”.

Personi është dërguar në burgun e K’shanje për vuajtjen e dënimit me burg”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat