Drejtoria e Doganave-Maqedoni: Parandalohet hyrja e paligjshme të imigrantëve në Bogorodicë

Maqedonia

Drejtoria e Doganave-Maqedoni: Parandalohet hyrja e paligjshme të imigrantëve në Bogorodicë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Ekipet mobile të Drejtorisë doganore parandaluan hyrjen e paligjshme të imigrantëve në Maqedoni.

“Përkatësisht, më 14.04.2023, pesë emigrantë pa dokumente identifikimi janë gjetur në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti mallrash me targa të Serbisë, të regjistruar për transit.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit të kryer me skaner celular, në pjesën e rimorkios të destinuar për pjesë këmbimi, janë gjetur pesë personat me origjinë nga Kongoja dhe Afganistani.

Personat i janë dorëzuar Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për procedurë të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat