Pensionet për muajin prill do të paguhen nga 25 prilli

Maqedonia

Pensionet për muajin prill do të paguhen nga 25 prilli

Më: 18 prill 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme qeveritare e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin prill, 2023.

Fondi për Sigurim Invalidor do t’i dorëzojë të dhënat për pensionet në banka deri më 24 prill, ndërsa bankat duhet të sigurojnë mjetet e pensioneve më 25 prill.

Për pensionstët që nuk posedojnë kartela bankare, pagesa e pensionet bëhet në bankë sipas lartësisë së pagës.

“Për pensionet që marrin pension deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 25.04.2023 (e martë), për pensionet më të larta se 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 26.04.2023 (e mërkurë), për pensionet në vlerë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.04.2023 (e enjte) ndërsa për pensionet me shumë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.04.2023 (e premte)”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat