MASH Maqedoni: Etika në religjione mbetet lëndë zgjedhore edhe në vitin akademik 2023/2024

Maqedonia

MASH Maqedoni: Etika në religjione mbetet lëndë zgjedhore edhe në vitin akademik 2023/2024

Më: 18 prill 2023 Në ora: 19:22
MASH Maqedoni

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë të ditur se lënda e Etikës në religjione mbetet lëndë zgjedhore edhe për vitin akademik 2023/2024.

Sipas Konceptit për arsim fillor që gradualisht po implementohet, edhe në vitin akedamik 2023/2024 përveç orëve të detyrueshme ka edhe dy lëndë zgjedhore, gjyha e dytë e huaj dhe lëndë të lira zgjedhore.

“Byroja për Zhvillimin e Arsimit dha mendim pozitiv në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Arsimit që kjo lëndë të përfshihet në sistemin e arsimit fillor dhe të jetë zgjedhje e tyre dhe prindërve”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksuan se krahas lëndës së Etikës, nxënësit do të mund të mësojnë në lëndë zgjedhore edhe programim, art, teatër, valle popullore dhe të zgjedhin aktivitete fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat