Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi marrëveshjen për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, atë diplomave universitare si dhe marrëveshjen e kualifikimeve profesionale.

Tri marrëveshjet janë në kuadër të Procesit të Berlinit, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai ka thënë se marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, më përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

“Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat