Gjorgiev: Pritet të vazhdojë ulja e çmimeve të materialeve ndërtimore

Maqedonia

Gjorgiev: Pritet të vazhdojë ulja e çmimeve të materialeve ndërtimore

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Drejtori i SH.A. “Ndërtim dhe menaxhim i hapësirës banuese dhe biznesore me rëndësi për Republikën”, Zoran Gjorgiev tha se ka rënie në çmimin e materialit ndërtimor dhe pritet që i njëjti trend të vazhdojë.

Gjorgiev thotë se me rënien e çmimit të materialit ndërtimor, pritet të bie edhe çmimi i banesave për metër katrorë.

“Sipas asaj drejt së cilës ka lëvizje, ka disa ulje në çmimet e materialeve të ndërtimit dhe çmimet në çdo rast do të bien.

Ne si kompani jemi thjesht kompani shtetërore që jemi edhe rregullator i çmimit, për këtë për kohë të shkurtër do të nis ndërtim në “furrën e vjetër të ushtrisë”, kështu që të mund që kësaj “çmendurie” që e ka kapur shtetin, por edhe rajonin për metër katrorë, të jemi një lloj rregulluesi. Mendoj se çmimet do të bien ndjeshëm”, tha Zoran Gjorgiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat