Grkovska: Nuk kam marrë pjesë në negociatat me ““Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve

Maqedonia

Grkovska: Nuk kam marrë pjesë në negociatat me ““Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:56
Sllavica Grkovska

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska sot ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në Këshillin drejtues, as në negociatat me “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.

“Atë e udhëhiqte një përbërje krejtësisht tjetër e Këshillit drejtues dhe nuk isha në vend kur u shqyrtua marrëveshja në seancën e Qeverisë”, tha Grkovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se pse, nëse ishte në Komitetin Drejtues dhe e njihte përmbajtjen e Marrëveshjes me Konsorciumin Amerikano-Turk, nuk e paralajmëroi Qeverinë se projekti do të kushtonte shumë më tepër.

“Vlerësimi i përgjithshëm për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Kundër Korrupsionit i referohet të gjitha institucioneve që kanë detyrime në Strategjinë Kombëtare për luftën kundër korrupsionit.

Nuk është vetëm Qeveria, është Kuvendi dhe institucionet tjera që duhet të marrin përgjegjësinë për përmbushjen e obligimeve të tyre shumë më seriozisht dhe me shumë përkushtim”, tha Grkovska në pyetjen e një gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat