LSDM: Rasti Parcelat në Lisiçe dëshmoi se Mucunski është i njëjti sikur Arsovska

Maqedonia

LSDM: Rasti Parcelat në Lisiçe dëshmoi se Mucunski është i njëjti sikur Arsovska

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Nga LSDM përmes një njoftimi theksojnë se rasti “Parcelat në Lisiçe” dëshmoi se kryetari i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski është i njëjti sikur kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska.

Sipas LSDM-së, Mucunski flet diçka tjetër para zgjedhje dhe më pas bën krejt diçka tjetër kur është në pushtet.

“Mucunski para zgjedhje premtonte gjelbërim, ndalim të betonizimit, parqe, ndërsa si kryetar komune e bën të kundërtën me betonizim, parcela për banesa dhe shkatërrim të gjelbërimit. Edhe Mucunski është i njëjtë sikur Arsovska, shpenzon mijëra euro për punësimi për kuadro partiake, ndërsa me pesë milionë euro dëshiron ta vendosë në borxh komunën e cila është një nga komunat më të pasura në vend”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM theksojnë se Mucunski ashtu sikurse Arsovska për një vjet e gjysmë nuk kanë realizuar asnjë projekt në komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat