Mickoski paralajmëron kallëzime penale për ekspertët që do të punojnë për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Mickoski paralajmëron kallëzime penale për ekspertët që do të punojnë për ndryshimet kushtetuese

Më: 20 prill 2023 Në ora: 13:48
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u shpreh sërish se ai dhe partia e tij kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese dhe se Qeveria nuk e ka përkrahjen OBRM-PDUKM-së.

Ai po ashtu paralajmëroi se do të ketë përgjegjësi dhe kërcënoi me kallëzime penale ekspertët që do të jenë pjesë e grupit punues për ndryshimet kushtetuese. Ai theksoi se ata do të marrin para pa punuar asgjë.

“Puna e tyre është pa lëndë”, tha Mickoski i cili shtoi se shteti ka probleme më të rëndësishme.

Sipas tij, shteti ka çështje më të rëndësishme duke nisur nga shëndetësia, ndërsa fëmijët nuk kanë libra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat