LSDM: Fyerjet ndaj ekspertëve dhe profesorëve tregon se Mickoski ka ngecur në matricën e regjimit

Maqedonia

LSDM: Fyerjet ndaj ekspertëve dhe profesorëve tregon se Mickoski ka ngecur në matricën e regjimit

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:46
LSDM- OBRM-PDUKM

Etiketimet, fyerjet dhe nënçmimet për ekspertët dhe profesorët ligjorë tregojnë vetëm matricën e regjimit të Gruevskit në të cilën ka ngecur Hristijan Mickoski, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Mickoski është njeriu i fundit që mund të flasë dhe të emërojë profesorë apo juristë të dalluar.

Qytetarët e dinë se Mickoski ka diplomuar tek babai i tij. Jo vetëm që u diplomua, por ishte edhe asistent i të atit, e për më tepër, fitoi edhe një punë.

Mickoski tani do të flasë për profesorë fals? Epo, për shkak të profesorëve fallco si ai, Univesitet “Kiril dhe Metodi” prej vitesh nuk arrin të ngjitet më lart në listën e Shangait.

Përveç kësaj, Mickoski është kryetar i partisë kriminale OBRM-PDUKM, paraardhësi i së cilës, një kriminel i dënuar, u arratis nga drejtësia”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat