Nehammer: Përvojat e kompanive autstriake që investojnë në Maqedoni janë jashtëzakonisht pozitive

Maqedonia

Nehammer: Përvojat e kompanive autstriake që investojnë në Maqedoni janë jashtëzakonisht pozitive

Më: 20 prill 2023 Në ora: 21:47
Kancelari austriak Karl Nehamer

Kancelari austriak Karl Nehamer, në konferencën e sotme të përbashkët për media me kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski, tha se politikanët do të bëjnë çmos që të vazhdojnë marrëdhëniet e mira për thellimin e bashkëpunimit.

Sipas tij, kompanitë austriake në që operojnë në Maqedoni kanë mundësi të mira për rritje.

“Maqedonia e Veriut ka një kryeministër që e njeh mirë ekonominë evropiane, i njeh shumë mirë kompanitë austriake dhe në këtë aspekt paraqet një urë për të vazhduar rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Austria është tashmë një investitor i madh në Maqedoninë e Veriut. Investon EVN, por edhe kompania e telekomunikacionit “A1″ dhe përvojat nga Maqedonia e Veriut janë jashtëzakonisht pozitive, kështu që të gjithë politikanët do të bëjnë maksimumin që të vazhdojnë marrëdhëniet kaq të mira sepse prej tyre përfitojnë të dyja palët”, tha Nehamer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat