Gjithsej 4.496 profesorë dhe bashkëpunëtorë të përfshirë në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni

Maqedonia

Gjithsej 4.496 profesorë dhe bashkëpunëtorë të përfshirë në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni

Më: 21 prill 2023 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, në institucionet e arsimit të lartë në vitin akademik 2022/2023 ka 4.496 profesorë dhe bashkëpunëtorë.

Prej numrit të përgjithshëm, 3.166 ose 70.4 për qind janë profesorë dhe 1.330 ose 29.6 për qind janë bashkëpunëtorë në institucionet e arsimit të lartë.

“Numri i profesoreve dhe bashkëpunëtorëve gra në vitin akademik 2022/2023 është 2.252 ose 50.1 për qind”, thuhet në raportin e ESHS-së.

Në institucionet e arsimit të lartë përfshihen universitetet shtetërore dhe private në të gjitha ciklet akademike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat