LSDM: Nikolloski gënjen me punëtorët e huaj, gjithçka është sipas ligjit

Maqedonia

LSDM: Nikolloski gënjen me punëtorët e huaj, gjithçka është sipas ligjit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:17
LSDM

Nga LSDM reaguan në lidhje me deklratat e Aleksandar Nikolloskit i cili citoi pjesë marrëveshjes së Bechtel & Enka dhe thuhet se 70 për qind e punëtorëve do të jenë të huaj dhe vetëm 30 për qind lokal.

“Ligji për përcaktimin e interesit publik për nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10 është miratuar në vitin 2021 dhe i publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 korrik në po të njëjtin vit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se në nenin 11 në pjesën ku rregullohet angazhimi i punëtorëve thuhet se minimumi 51% duhet të jenë punëtorë vendas.

“Projektimit me të cilat Nikolloski tenton të bëjë spin, gjithmonë varen nga resurset, por ligji është i qartë. Kjo do të thotë se vendi ka mjaftueshëm resurse përkatësisht fuqi punëtore”, thonë nga LSDM.

Po ashtu në ligj theksohet se punëtorët duhet të kenë lejet e nevojshme për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat