LSDM: OBRM-PDUKM gënjen për korridoret

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM gënjen për korridoret

Më: 22 prill 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Ligji i demantoi, Nikollovski dhe OBRM-PDUKM gënjejnë qëllimisht për korridoret – thonë nga LSDM-ja në pushtet.

Nga kjo parti, OBRM-PDUKM-në dhe zëdhënësin e saj, i cilësojnë si burim i lajmeve të rreme.

“Burimi i dëshmuar i lajmeve të rreme Aleksandar Nikollovski dhe OBRM-PDUKM po përhapin qëllimisht gënjeshtra në lidhje me projektin strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, nga një kompani e njohur amerikane. Ligji është i qartë dhe mohon gënjeshtrat e Nikollovskit dhe OBRM-PDUKM-së. Ligji për përcaktimin e interesit publik për emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10 është miratuar në vitin 2021 dhe rregullon qartë detyrimin e partnerit strategjik për të punësuar të paktën 51% punëtorë shtëpiak si dhe detyrimin e punëtorëve të huaj që të kenë lejet e nevojshme të qëndrimit dhe të punës”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia e kryeministrit Kovaçevski, thonë se në VMRO-DPMNE nuk ndryshon asgjë duke ia përmendur “rrugët kineze”.

“Partia që është simbol i komisioneve nga rrugët kineze, simbol i krimit dhe korrupsionit me pronat e fituara në mënyrë të paligjshme në kurrizin e qytetarëve, kundërshton vazhdimisht çdo projekt të rëndësishëm strategjik në vend”, përfundon reagimi i LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat