Sot fillon zbatimi i Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D

Maqedonia

Sot fillon zbatimi i Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D

Më: 22 prill 2023 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore bëjnë të ditur se sot fillon zbatimi i Marrëveshjes për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.

Sipas marrëveshjes, nga sot do të nisin punimet përgatitore, regjistrimi i terrenit, përgatitja e projekteve urbanistike, projekteve bazë, me qëllim fillimin e procedurave për shpronësim dhe projektim.

Paralelisht me këtë fillon mobilizimi i personelit për punë, përgatitja e lokacioneve për ngritjen e kampeve për operimin e ndërtimit, analiza e trasesë dhe dislokimet e mundshme të instalimeve nëntokësore dhe mbitokësore, përgatitja e procedurave për kryerjen e hetimeve gjeoteknike.

Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D është me interes strategjik për shtetin. Me realizimin e këtij projekti më të madh infrastrukturor përfundon lidhja e autostradës së korridorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

me Evropën dhe rajonin. Kjo nënkupton lëvizje më të lehtë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, por edhe më e rëndësishmja, qarkullim të sigurt të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat