Bullizmi, rrjetet sociale dhe diskriminimi – Shqetësuese për të rinjtë në Maqedoni

Maqedonia

Bullizmi, rrjetet sociale dhe diskriminimi – Shqetësuese për të rinjtë në Maqedoni

Më: 24 prill 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Nxënëset e tre shkollave të mesme, “Arseni Jovkov”, shkolla e mesme Cvetan Dimov, dhe shkolla e mesme “Saraj”, prezantuan temat e tyre, ‘Bullizmi kibernetik’, ‘Ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë’, dhe ‘Diskriminimi në shkollë’.

Një nga tre adoleshentë ka simptome të depresionit, kurse vajzat gjashtë herë janë më të prekur se djemtë. Të dhënat janë nga UNICEF-i duke shtuar se duhet domosdoshmërisht të intervenohet nga kompetentët.

Temat sikurse “Bullizmi kibernetik” dhe “Ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë” bëri bashkë nxënës të shkollave të mesme të Shkupit. Në prononcimet e tyre, nxënësit thonë se nuk kanë qenë viktima të bullizmit, por njohin dikend që ka përjetuar dukuri të këtillë.

“Personalisht jo por kam dëgjuar raste që janë bullizuar në shkollë, do të tregojmë si të parandalohen dhe çfarë masa të merren për këtë lloj të bullizmit, të anashkalohen mesazhet që vinë nga rrjetet sociale dhe nga emailet, të ruhen si dëshmi dhe të mos merren afër zëmrës”, tha Tarik Mustafi, nxënës në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”.

“Tema që e kemi përzgjedhur me bashkëmoshataret e mi është tema ndikimi i rrjeteve sociale që i ka prekur të gjitha moshat por posaçërisht të rinjtë”, tha Kanita Berisha, nxënëse e shkollës së mesme “Cvetan Dimov”.

“Për sot e kemi temën diskriminimin në shkollë, fatkeqësisht është me një përqindje të caktuar që është shqetësuese por ne do të mundohemi që të zgjedhim këtë problematikë dhe të ulim përqindjen e diskriminimit neper shkolla”, tha Nazife Mustafa, nxënëse e shkollës së mesme “Saraj”.

Mësimdhënëset që ishin organizatore të këtij diskutimi mes nxënësve u shprehen se edhe në të ardhmen do të ketë organizime të këtilla me qellim që të ngritët vetëdija tek të rinjtë.

“Temat të cilat i kemi përcaktuar janë tre tema duke filluar nga ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë, bullizmi kibernetikë dhe diskriminimi në shkolla, rekomandoj deri tek ministria e arsimit që ndikimin e rrjeteve sociale të jetë në programin obligativ edhe në shkollat fillore që nga çështja e edukimit të saj”, tha Besire Mjaku, profesoreshë.

Psikologët thonë se maltretimi përmes hapësirës “online” dhe rrjeteve sociale si dhe izolimi për shkak të COVID-19, paraqesin shkaqet se e rritjes shqetësuese të brezave të rinj që bien në depresion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat