Sindikata e Arsimit-Maqedoni: Mësuesit do të mbeten pa punë nëse bashkohet “historia” me “shoqërinë”

Maqedonia

Sindikata e Arsimit-Maqedoni: Mësuesit do të mbeten pa punë nëse bashkohet “historia” me “shoqërinë”

Më: 24 prill 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Mësimdhënësit do të ngelën pa punë, nëse do të bashkohen shumë lëndë në “Histori dhe Shoqëri”. Kështu kanë reaguar nga Sindikata e Pavarur e Arsimit. Me konceptin e Ministrisë së Arsimit prej vitit 2021, lëndët “histori, edukata qytetare dhe gjeografi” shkrihen në “Histori dhe Shoqëri”.

“Bëhet fjalë për konceptin që u fut në vitin 2021 dhe që filloi me nxënësit e atëhershëm të klasës së parë dhe të katërt, pastaj kishte risi në program kur ata nxënës arritën në klasën e dytë dhe të pestë dhe në vjeshtë duhet t’i mbulojë kur janë në klasën e tretë dhe të gjashtë. Me atë program, lëndët e historisë, edukatës qytetare dhe gjeografisë shkrihen në “Histori dhe shoqëri”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Arsimit.

Ndërkaq, kanë reaguar edhe nga shoqata e historianëve. Ata kërkojnë që lënda e historisë të mbetet lëndë në vete në arsim për klasën e gjashtë dhe se janë kundër faktit që lënda e historisë është hequr nga koncepti.

“Ne mbetemi kategorikisht pro, për mbrojtjen e kolegëve tanë mësimdhënës, puna e të cilëve është në pikëpyetje, për shkak të zvogëlimit të numrit të orëve mësimore të historisë, që është shkaktuar nga plan programet dhe programet e pamenduara rishtazi, të cilat përfundimisht revidojnë në përmbajtjen e historisë maqedonase”, thonë nga Shoqata e Historianëve.

Nga kjo shoqatë, rikujtojnë se dhjetorin e kaluar, kanë dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për tërheqjen e tekstit për lëndën e sapo futur “Historia dhe shoqëria” për klasën e pestë, në të cilin kanë vërejtur 60 lëshime dhe gabime të rënda në koncept, përmbajtje dhe metodologji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat