Aksident në Dibër, lëndohet një motoçiklist

Maqedonia

Aksident në Dibër, lëndohet një motoçiklist

Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Një motoçiklist ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku të ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Venec 2” në Dibër.

“Personi T.K. (42) nga Dibra është sjellë në spitalin tonë me lëndime në kokë, shpatullën e djathtë dhe frakturë në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë, por në gjendje të vetëdijshme.

Atij i është dhënë ndihma e parë dhe është imobilizuar, pas së cilës i shoqëruar nga një mjek dhe një teknik mjekësor është transportuar në Spitalin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erzamo” në Ohër, njoftoi për AIM-në Ismailaki Klenja, ortoped në spitalin e përgjithshëm Dibër.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Veljko Vlahoviq” afër stacionit të kontrollit teknik, përkatësisht në rrugën që shpie për në Strugë. Në aksident kanë marrë pjesë një motoçikletë e drejtuar nga T.K. dhe një veturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat