Bekteshi: Do të ketë sanksione për disa importues të frutave dhe perimeve

Maqedonia

Bekteshi: Do të ketë sanksione për disa importues të frutave dhe perimeve

Më: 26 prill 2023 Në ora: 15:06
Kreshnik Bekteshi

Në aksionin e djeshëm në tregun me shumicë “Kuantashki” inspektorët i kanë marrë 15 tonë fruta dhe perime, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kallëzime kundërvajtëse do të ketë për drejtuesit e “Kuantashkit” – kompaninë Anmark MK SHPKNJP.

Ai potencoi se do të ketë sanksione për disa importues të frutave dhe perimeve, por edhe për kompani të cilat merren me shitjen me pakicë siç janë “Vero”, “Stokomak”, “Kiper”, “KAM, “Tineks” dhe të tjera.

Bekteshi potencoi se këto aksione të inspektorëve do të vazhdojnë edhe më tej. Ministri kumtoi se këtë javë do të shtrohen kallëzime edhe për disa subjekte të caktuara juridike për mosrespektimin e vendimeve të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat