Lëvizja Besa: Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva është shkarkuar në kundërshtim me ligjin

Maqedonia

Lëvizja Besa: Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva është shkarkuar në kundërshtim me ligjin

Më: 26 prill 2023 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, është shkarkuar arbitrarisht, në kundërshtim me ligjin dhe vlerat demokratike, vetëm për shkak se ka vendosur një pikë në rendin e ditës për raportin e gjyqtarëve që e kanë rrëzuar rastin kundër Mijallkov, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Nga atje thonë se kjo konfirmon se gjyqësori është i kapur nga partitë në pushtet LSDM dhe BDI.

“Sot edhe një herë u konfirmua se të gjitha vendimet e gjykatave të marra nga autoriteti më i lartë në gjyqësor, Këshilli Gjyqësor, merren me urdhër të partive politike që janë në pushtet”, theksojnë nga Besa.

Nga atje i bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar dhe sektorit civil, së bashku me faktorin politik opozitar që të luftojnë, siç thuhet në deklaratë, kundër kësaj anarkie dhe arbitrariteti brenda gjyqësorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat