Pendarovski: Zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, ulin besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit

Maqedonia

Pendarovski: Zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, ulin besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:05
Pendarovski

Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor ka reaguar edhe presidenti i vendit.

Ai ka nënvizuar se skenat e këtilla nuk i kanë hije një institucioni i cili ka rolë shumë të rëndësishëm në zgjedhjen, shkarkimin e gjykatësve dhe vlerësimin e punës së tyre.

“Po ndodhin skena që nuk i kanë hije institucionit i cili ka një rolë shumë të rëndësishëm në zgjedhjen, shkarkimin dhe vlerësimin e punës së gjykatësve , kujdesin për reputacionin e gjykatës si një faktor kyç për besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit.

Përmes këtyre veprimeve, në mënyrë plotësuese ulet kredibiliteti, jo vetëm i Këshillit Gjyqësor, por edhe besimi i qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor”, thuhet në reagimin e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat