Eurodeputeti bullgar: Në Maqedoni ka mbi 130 mijë persona me nënshtetësi bullgare

Maqedonia

Eurodeputeti bullgar: Në Maqedoni ka mbi 130 mijë persona me nënshtetësi bullgare

Më: 27 prill 2023 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev u shpreh sërish se në Maqedoninë e Veriut ka shumë më shumë bullgarë se sa ka treguar regjistrimi i fundit.

“Të gjitha burimet historike thonë se në pjesa më e madhe etnike e Maqedonisë janë bullgarë. Me prejardhje ka mijëra, mbi 120-130 mijë me shtetësi bullgare”, u shpreh Andrej Kovaçev.

BGNES shkruan se në Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski ka bërë shkelje të rëndë të procedurave dhe rregulloreve.

Sipas mediave bullgare, deputetët bullgarë, Georg Georgiev dhe Denica Saçeva e kanë informuan kryetarin e Grupit të Partive Popullore me çka ka rezultuar me pezullim të Nikollovskit të flasë në grupin e EPP-së.

Kujtojmë se autoritetet bullgare vazhdimisht janë shprehur se ka shumë qytetarët nga Maqedonia e Veriut të cilët kanë pranuar se kanë prejardhje bullgare, ndërsa regjistrimi i fundit tregoi se afër 3.000 persona janë regjistruar si bullgarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat