Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Ademi: Po e ndjekim situatën në Këshillin Gjyqësor, t’u përmbahen rekomandimeve të KE-së dhe DASH-it

Maqedonia

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Ademi: Po e ndjekim situatën në Këshillin Gjyqësor, t’u përmbahen rekomandimeve të KE-së dhe DASH-it

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:15
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi thotë se si institucion po ndjekin nga afër zhvillimet në Këshillin Gjyqësor.

Ademi thotë se Gjykata e Lartë kërkon që në këtë periudhë të rëndësishme për shtetin institucionet gjyqësore duhet përmbahen raporteve të KE-së dhe DASH-it.

“Të gjitha palët në gjyqësor duhet t’i drejtojnë veprimet e tyre drejt realizimit të rekomandimeve të shënuara në raportet përkatëse për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç janë Raporti i Komisionit Evropian dhe Raporti i Departamentit të Shtetit”.

“Inkurajojmë Këshillin Gjyqësor që ta kapërcejë situatën, në radhë të parë në interes të qytetarëve dhe në atë drejtim të vazhdojë përpjekjet për përgatitjen e Strategjisë së Reformës në Drejtësi, ndryshimet e nevojshme ligjore dhe zbatimin e standardeve evropiane, pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit luftën kundër korrupsionit, transparencën dhe rikthimin e besimit në publik”, thuhet mes tjerash në letrën e kryetares Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat