Boçvarski: Kemi bërë pagesën e parë prej 117 milionë euro për ndërtimin e korridoreve

Maqedonia

Boçvarski: Kemi bërë pagesën e parë prej 117 milionë euro për ndërtimin e korridoreve

Më: 28 prill 2023 Në ora: 17:47
Bllagoj Boçvarski

“Tashmë kemi paguar transferimin e parë në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH), në përputhje me Programin e miratuar nga Qeveria dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare. Nuk është sekret dhe nuk është diçka që fshihet për të krijuar një lloj nervozizmi në publik, sepse edhe kjo mund të kontrollohet”.

Këtë e thekson ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në një intervistë për AIM-në.

Boçvarski njofton se në NP Rrugët Shtetërore janë paguar 117 milionë euro ose 7.254 miliardë denarë.

“Prandaj, departamenti i projekteve i cili është themeluar në NPRSH punon në kontakt dhe komunikim të drejtpërdrejtë me kompaninë “Bechtel” në realizimin e hapave dhe procedurave tjera sipas Programit, sipas Marrëveshjes dhe sipas Ligjit”, thotë Boçvarski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat