Ndalohet një 42-vjeçar nga Velesi, kapet duke vjedhur

Maqedonia

Ndalohet një 42-vjeçar nga Velesi, kapet duke vjedhur

Më: 28 prill 2023 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

MPB njofton se sot kanë ndaluar një 42-vjeçar për shkak se ka grabitur një 68-vjeçare.

“Sot (28.04.2023) rreth orës 16:00, policët e SPB Veles kanë ndaluar S.D. (42) nga Velesi, i cili pak kohë më parë në rr. “Ilindenska” në Veles ka kryer grabitje ndaj B.L. (69) të cilës i ka marrë me dhunë një zinxhir floriri.

Gjerdani u gjet dhe do t’i kthehet pronarit, ndërsa S.D. mbahet në stacionin policor.

Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat