OBRM-PDUKM: Kovaçevski dhe Grubi me 300 milionë euro do të mund të kishin ndërtuar shumë çerdhe

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kovaçevski dhe Grubi me 300 milionë euro do të mund të kishin ndërtuar shumë çerdhe

Më: 1 maj 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonse përmes një kumtese shprehet se Kovaçevski dhe Grubi me 300 milionë euro dënime dhe paradhënie ndaj Bechtel & Enka, kanë mundur të ndërtojnë 300 çerdhe në Maqedoni.

“Nëse Qeveria do të kishte punuar për popullin, paratë që duhet t’i paguajnë për paradhënie dhe dënime ndaj Bechtel për Korridorin 8, i cili ende nuk ka nisur, mund të bëhet çerdhe të re në gati çdo vend në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Grubi përmend shembuj të ndryshëm ku ka ndërtuar Bechtel, por nuk tregon se kjo firmë atje ndërton me thirrje publike.

“Për Korridorin 8 nuk ka asnjë projekt, as aktivitete ndërtimore, dhe për këtë shkak janë paguar paradhënie ndaj ndërtuesit dhe dënime që duhet të paguhen. Për këtë shkak, Kovaçevski dhe Grubi dërguan gati 120 milionë euro, dhe në periudhën e ardhshme do të dërgohen më shumë deri në 300 milionë euro, pa u ndërtua gjë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKMsë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat