Aksident në Shtip, humb jetën një 25-vjeçar

Maqedonia

Aksident në Shtip, humb jetën një 25-vjeçar

Më: 1 maj 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Një 25 vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmë në aksidentin që ka ndodhur në rrugën rajonale Shtip – Pllaçkovicë.

Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:00 afër fshatrave Tarinci dhe Karaorami i ri.

“Aksidenti ka ndodhur mes automjetit Audi A5 me tabela të Shtipit e drejtuar nga 25 vjeçari K.T dhe automjetit Hyndai Akcent, po ashtu me tabela të Shtipi e drejtuar nga 43 vjeçari D.M”, u shpreh zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova.

Në aksident në vendngjarje ka humbur jetën K.T, ndërsa vdekjen e konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa D.M ka pasur lëndime trupore.

Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shtp dhe prokurori publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat