LSDM: OBRM-PDUKM është kundër ndërtimit të korridoreve

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM është kundër ndërtimit të korridoreve

Më: 1 maj 2023 Në ora: 15:25
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se OBRM-PDUKM kundërshton projektin më të madh infrastrukturor për ndërtimin e korrdioreve 8 dhe 10-D nga kompania Bechtel.

“Nuk është e saktë se marrëveshja parasheh dënime. Me ligj të posaçëm dhe me marrëveshje më të shtrenjtë “Bechtel & Enka” ndërton edhe në Serbi nga ku është lëshuar në përdorim”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se partia e Mickoskit është e fundit e cila mund të flaë për ndërtimin e autostradave, për shkak se kjo parti, sipas LSDM-së, është simol i provizioneve dhe projekteve të gabuara siç është rruga Kërçovë – Ohër.

“OBRM-PDUKM e pranoi se është kundër projektit strategjik për ndërtimin e korridoreve dhe peng e partisë E Majta dhe kundër kompanisë amerikane”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat