Sindikalistët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë rritje pagash për punëtorët

Maqedonia

Sindikalistët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë rritje pagash për punëtorët

Më: 1 maj 2023 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, sindikalistët protestuan duke kërkuar të drejta më shumë.

Me rastin e 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, disa mijëra sindikalistë marshuan para objekteve të Kuvendit dhe të Qeverisë në Shkup, duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira për punë.

Lidhja e Sindikatave të Punëtorëve të Maqedonisë së Veriut, e cila ishte organizatore e këtij marshi, shprehu hidhërimin e saj për funksionarët e shtetit, për të cilët thonë se për vete i kanë rritur pagat 78%, kurse pagën minimale të punëtorit e kanë ngritur vetëm 35 euro.

"Sot u drejtohemi atyre që i rritën rrogat e tyre për 78% ,ndërsa neve na bindnin se 35 euro rritje na mjaftojnë”, tha Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Punëtorëve të Maqedonisë së Veriut.

“E pra nuk mundet kështu. Duhet të kemi edhe në rritje prej 78% sikurse ata".

Pjesëmarrësit e kësaj proteste shprehën pakënaqësi për kushtet e punës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Punëtorëve të Maqedonisë, protesta e 1 Majit është mënyra e vetme që zërin e tyre ta dëgjojë pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat