Shtyhet seanca e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë

Maqedonia

Shtyhet seanca e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Është shtyrë seanca e Këshillit Gjyqësor ku duhej të votohet për kryetarin e ri.

Me tensione dhe debate të shumta, shkarkimin e saj e nisi nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi, kurse propozimi i tij kishte mbështetjen e 7 anëtarëve nga gjithsej 13 anëtarë të Këshillit.

Fillimisht pritej se pasardhësi i Damevës do të zgjidhet menjëherë pas shkarkimit të saj, por nënkryetari i Këshillit, Selim Ademi të enjten kërkoi që përzgjedhje të shtyhej për disa ditë për shkak të rëndësisë së çështjes.

Për shkarkimin e Damevës, por edhe për gjendjen e përgjithshme në gjyqësor reaguan presidenti Stevo Pendarovski, Ministria e Drejtësisë, deputetë në Kuvend, Komisioni Anti-korrupsion si dhe ekspertë juridikë. Shkarkimi i Damevës edhe për ekspertët e gjyqësorit paraqet shpërfillje të procedurës dhe të Rregullores së punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat