Maqedonia e Veriut në krye të listës për nga numri i fëmijëve të pavaksinuar

Maqedonia

Maqedonia e Veriut në krye të listës për nga numri i fëmijëve të pavaksinuar

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut përqindja e imunizimit është ende e pakënaqshme. Pragu i rekomanduar prej 95 për qind të vaksinuar nuk është arritur. Mjekët pohojnë se vaksinat janë të sigurta dhe të besueshme. Ata u bëjnë thirrje prindërve që të vaksinojnë rregullisht fëmijët.

Lija, difteria dhe poliomieliti janë disa nga sëmundjet ndaj të cilave ekspozohen fëmijët e pavaksinuar. Në Maqedoni ende nuk është arritur pragu i rekomanduar për imunitet kolektiv, i përcaktuar me programin e detyrueshëm të imunizimit, 95 për qind në nivel kombëtar dhe 90 për qind në nivel lokal.

Pandemia e Covid-it ka ulur ndjeshëm imunizimin në vend. Autoritetet shëndetësore dhe UNICEF do të informojnë prindërit për përfitimet e vaksinimit në kohë nëpërmjet një fushate në terren.

Sipas të dhënave të autoriteteve, të gjitha vaksinat që janë marrë deri në 12 muaj, me përjashtim të vaksinës pneumokokale dhe rota-vaksinës, kanë arritur mbulim prej rreth 84 për qind.

Me vaksinën MRP, mbulimi është 70 për qind. Gjithashtu u vu re rritje e ndjeshme e mbulimit me HPV, me mbi 50 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat