OBRM-PDUKM: Qeveria ka paguar 117 milionë euro paradhënie dhe nuk ka aktivitete ndërtimore

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria ka paguar 117 milionë euro paradhënie dhe nuk ka aktivitete ndërtimore

Më: 3 maj 2023 Në ora: 10:21
OBRM-PDUKM

Përmes një kumtese të partisë opozitare maqedonase thuhet se Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski kanë paguar 117 milionë euro paradhënie, ndërsa kjo shumë, sipas OBRM-PDUKM-së, shumë shpejt do të arrijë në 300 milionë euro.

“Dy muaj nga nënshkrimi i Marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10-D, një muaj nga hapja spektakulare e ndërtimit, ka mbetur vetëm tabela. Për këtë shkak nga buxheti janë paguar 117 milionë euro sipas pjesës së marrëveshjes së quajtur contractor establishment payment, që e nënshkroi Grubi dhe Kovaçevski”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nga marrëveshja që e kanë marrë nga një informator në faqen 119 thuhet se “pagesa e resurseve për projektin e kontraktorit, për të inicuar aktivitetet administrative siç është themelimi i zyrës së kontraktorit, kampet , përgatitjet, plani për sigurimin e lokacionit, materiale dhe formim të laboratorit.

“Askund nga kjo nuk nuk parasheh fillimin e aktivitetit ndërtimor. Është e kuptueshme që një kompani private të maksimizojë fitimet dhe përfitimet e saj, por është e papranueshme që qeveria të pranojë detyrime dhe kontrata të tilla në dëm të shtetit. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi”, thonë nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat