LSDM kërkon nga OBRM-PDUKM të tregojë se në cilin komision dëshirojnë ta shqyrtojnë Marrëveshjen për korridoret

Maqedonia

LSDM kërkon nga OBRM-PDUKM të tregojë se në cilin komision dëshirojnë ta shqyrtojnë Marrëveshjen për korridoret

Më: 3 maj 2023 Në ora: 10:22
LSDM

Nga partia maqedonase në pushtet LSDM përmes një kumtese thonë se partia e Mickoskit është humbur me bllokimet e saja që i bën për për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.

“Pasi deputetët kërkuan të shohin kontratën për ndërtimin e korridoreve, tani nuk kanë si të thonë se cili komision parlamentar do ta shqyrtojë kontratën, e cila në disa pjesë është e klasifikuar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM s’ka ardhur as në në koordinim në Kuvend për të thënë se ku dhe kur do të shqyrtohet Marrëveshja.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së, në vend që ta mashtrojnë opinionin me gënjeshtra dhe spina, duhet shpejt të vendosin se kur dhe në cilin komision do të diskutohet Marrëveshja, në mënyrë që përfundimisht të ndalen të gjitha spekulimet për projektin më të madh infrastrukturor”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat