Taleski: LSDM do t’i mbështesë Propozim-ligjet me flamur evropian për ndërtimin e korridoreve

Maqedonia

Taleski: LSDM do t’i mbështesë Propozim-ligjet me flamur evropian për ndërtimin e korridoreve

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:17
Deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Talevski

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Talevski në konferencë për shtyp u shpreh se partia e Hristijan Mickoskit për dy javë radhazi bën fushatë kundër ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10D dhe kundër kompanisë amerikane.

“Ligjet që janë në interes të ndërtimit më të shpejtë të këtij projekti strategjik me interes kombëtar e bllokuan në Parlament bashkë me partinë E Majta. Në vend të ndërtimit më të shpejtë dhe më të lirë, kjo bllokadë e OBRM-PDUKM-së dhe Të Majtës do t’u kushtonte qytetarëve 150 milionë euro dhe dy vite”, tha Taleski.

Ai shtoi se OBRM-PDUKM edhe pse ka kërkuar që Marrëveshja të paraqitet në Kuvend, nuk treguan se në cilin komision duhet të shqyrtohet.

“I vetmi qëllim i tyre është bllokimi i projektit strategjik dhe përhapja e gënjeshtrave”, tha Taleski.

Taleski theksoi se deputetët e partisë së tij do të mbështesin Propozim-ligjet me flamur evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat