Spasovski: Strategji të përbashkëta kundër sfidave globale

Maqedonia

Spasovski: Strategji të përbashkëta kundër sfidave globale

Më: 8 maj 2023 Në ora: 14:42
Oliver Spasovski

Lufta kundër sfidave të përgjithshme bashkëkohore globale është përforcuar, më e suksesshme dhe më efikase mu përmes qasjes së domosdoshme globale dhe rajonale, bashkëpunimit operativ aktiv dhe strategjive të përbashkëta në veprim. Në të vërtetë, atë e treguan edhe ngjarjet më të reja gjeopolitike, të cilat kërkojnë përgjigje të përbashkët të sfidave të cilat na tangojnë të gjithë ne, pa përjashtim. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në hapjen e Konferencës së 50-të jubilare evropiane rajonale të Interpolit që prej sot e deri më 11 maj mbahet në Ohër.

Në fjalimin para të pranishmëve, ai theksoi se kur flitet për parime dhe zhvillim të shoqërisë demorkatike, thjeshtë nuk mundet, e të mos bëhen përmenden investimi dhe avancimi i sistemit të sigurisë, si bazë e sundimit të së drejtës. Si konfirmim i ceki reformat ambicioze dhe serioze si ulja e kriminalitetit dhe treguesit e shkëlqyeshëm në përballje me sfidat bashkëkohore të sigurisë, si rezultat i efektivitetit të rritur të policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Spasovski theksoi se anëtarësimi prej tre dekadash në organizatën më të madhe policore dëshmon për përkushtimin dhe gatishmërinë e shtetit për bashkëpunim aktiv global policor, përmes këmbimit të vazhdueshëm të ideve, energjive, që përmes përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë të kontribuojë drejt qëllimit të përbashkët – sigurisë globale përmes ndërlidhjes së policive në mbarë botën.

Përkushtimi i policisë së vendit tonë ndaj Interpolit, theksoi Spasovski, reflektohet përmes aktiviteteve të shumta në nivel nacional, rajonal dhe global. Me atë rast i përmendi aktivitetet e shumta të suksesshme dhe operacionet e kryera në suaza të bashkëpunimit të vendosur.

“Në mesin e aspekteve kyçe për perspektivat e sigurisë të gjithë neve dhe Interpolit fillimisht do ta cekja nevojën për modernizim të plotë. Kjo nënkupton modernizim të sistemeve dhe teknologjive policore, zhvillim dhe avancim të veglave për përparim të digjitalizuar dhe teknologjik, si dhe siguri të përsosjeve për shfrytëzim të plotë dhe adekuat të kapaciteteve disponuese. Njëherit, i kemi të domosdoshme partneritetet e fuqishme, të cilat bazohen në besim, transparencë, barazi në zbatimin e ligjit, përmes bashkëpunimit të përforcuar me organizatat dhe nismat rajonale, me sektorin privat dhe shtresën akademike, ndërkaq e tërë kjo me qëllim të mbrojtjes së integritetit tonë dhe vlerave të përbashkëta globale”, theksoi Spasovski.

Konferenca e Interpolit në Ohër mbahet nën regjim të posaçëm të komunikacionit dhe masave të përforcuara të sigurisë, me sigurim fizik dhe të komunikacionit në objekte, lokacione dhe rrugë të caktuara, ku është paraparë qëndrimi dhe lëvizja e delegacioneve të paralajmëruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat