Maksuti: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është mjaft e rëndësishme në sistemin e përgjithshëm të shtetit

Maqedonia

Maksuti: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është mjaft e rëndësishme në sistemin e përgjithshëm të shtetit

Më: 8 maj 2023 Në ora: 17:28
Bekim Maksuti

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) është mjet i rëndësishëm në sistemin e përgjithshëm të shtetit. Prej tetëmbëdhjetë vitesh ne vazhdimisht kemi investuar dhe punuar drejt ngritjes së vetëdijes, por edhe rëndësisë së përgatitjes për t’u përballur me fatkeqësitë e ndryshme natyrore si dhe fatkeqësitë që mund të iniciohen nga faktori njerëzor. Me sukses iu përgjigjëm raporteve të ndryshme ku shpëtuam jetë njerëzish, si dhe ndihmuam në shpëtimin dhe nxjerrjen e njerëzve që fatkeqësisht u varrosën në rrënojat e tërmeteve në Turqi”.

Këtë e tha drejtori i DMHS-së Bekim Maksuti në fjalimin e sotëm në Shkup, në ceremoninë me rastin e përvjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Maksuti përkujtoi se gjatë vitit kanë marrë pjesë aktive në trajtimin e pasojave të murtajës së derrave në rajonin e Koçanit, ndërsa kanë marrë pjesë në vazhdimësi në trajtimin e zjarreve në pyje gjatë periudhës së verës.

“Me shënimin e ditës së DMSH-së, na kujtohet përgjegjësia që kemi para qytetarëve, por duhet të jemi të vetëdijshëm për rolin dhe kontributin tonë në shoqëri, sepse vetëm kështu do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Falënderojmë të gjitha institucionet me të cilat kemi bashkëpunuar në përballjen me zjarret, Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, ekipet e Drejtorisë, zjarrfikësit, përfaqësuesit e Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe shoqatat vullnetare që janë instrument kyç i DMSH-së”, tha Maksuti.

Ai përmendi se janë përfshirë në mënyrë aktive në mbrojtjen dhe trajtimin e vërshimeve që kanë përfshirë rajonin e Shkupit. Ata u aktivizuan edhe në mbrojtje dhe shpëtim gjatë garave të ndryshme, në gjetjen e personave të zhdukur në kushte malore, ku shpëtuan një jetë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat