Varhelyi dënoi veprimin e Maqedonisë së Veriut që nuk lejoi eurodeputetin bullgar të hyjë në Maqedoni

Maqedonia

Varhelyi dënoi veprimin e Maqedonisë së Veriut që nuk lejoi eurodeputetin bullgar të hyjë në Maqedoni

Më: 8 maj 2023 Në ora: 20:28
Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi

Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi përmes një postimi në “Twitter” dënoi veprimin e Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi sqarim pse nuk i ka dhënë leje eurodeputetit, Andrej Kovaçev të hyjë në vend.

“Dënojmë refuzimin që i është bërë eurodeputetit Andrej Kovaçev në Maqedoninë e Veriut më 6 maj. I bëjmë thirrje Qeverisë së Maqedonisë s Veriut urgjentisht ta zbardh situatën. Refuzimi për hyrje të një deputeti të Parlamentit Evropian është vendim serioze”, u shpreh Varhelyi.

Më herët erdhi reagim edhe nga kryetari i Partive Evropiane Popullore, Manfred Weber.

“Dënojmë në mënyrë kategorike refuzimin ndaj deputetit Andrej Kovaçev për hyrje në Maqedoninë e Veriut më 6 maj. Ky rast është i paprecedentë dhe i papranueshëm. U bëj thirrje qeverisë që ta sqarojë situatën”, u shpreh mes tjerash Weber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat