Ejupi tregon se sa do të kushtojë ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D

Maqedonia

Ejupi tregon se sa do të kushtojë ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D

Më: 8 maj 2023 Në ora: 22:49
Ejup Rustemi

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi u shpreh se me ligjet që i ka propozuar qeveria që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve lehtësojnë procedurat.

Ai thotë se ndërtimi i këtyre korridoreve do të zgjasin gati 5 vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me këto ndryshime, rekomandojmë t’i shkurtojmë afatet tona aty ku kemi problem me realizimin e projekteve dhe dëshirojmë që sa më shpejt ta realizojmë. Edhe sipas marrëveshjes që kemi por edhe sipas procedurave, konsiderojmë se ndërtimi i autostradës do të zgjasë 4 vjet e 8 muaj”, u shpreh Ejupi.

Ai shtoi se projekti kushton 1.3 miliardë euro, por nëse procesi i realizimit zgjatet, atëherë çmimi do të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat