Osmani: Komisioni për ndryshime kushtetuese do të propozojë amendamentet, do të pastrohen të gjitha dilemat

Maqedonia

Osmani: Komisioni për ndryshime kushtetuese do të propozojë amendamentet, do të pastrohen të gjitha dilemat

Më: 9 maj 2023 Në ora: 17:12
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se Komisioni për ndryshime kushtetuese së shpejti do të del me amendamente të cilat do të paraqiten në opinion me qëllim që të hap debat publik.

Sipas ministrit Osmani, me këtë do të zbardhen të gjitha mëdyshjet rreth ndryshimeve kushtetuese dhe se me këto vetëm sa do ta forcojnë karakterin multietnik në shtet.

“Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, konsideroj se me formimin e Komitetit tashmë procesi është lansuar edhe formalisht. Nga ky komitet, përkatësisht komision të del me amendamente dhe të paraqiten në opinion, të niset debati publik dhe deputetët të fillojnë të debatojnë në lidhje me këto. Atëherë do të zbardhen të gjitha dilemat”, u shpreh Osmani.

Ai shtoi se kur do të shihen formulimet e amendamenteve do të shihet se e gjithë propaganda e opozitës dhe kundërshtuesit e BE-së do të bien në ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat