Avokati Bajrami për rastin “Kumanova”: Po zhvillohen dy procese, çështja mund të zgjasë edhe disa vite

Maqedonia

Avokati Bajrami për rastin “Kumanova”: Po zhvillohen dy procese, çështja mund të zgjasë edhe disa vite

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:28
Ibrahim Bajrami

Avokati Ibrahim Bajrami ka bërë të ditur se dy procese janë duke u zhvilluar aktualisht në trajtimin e rastit “Kumanova”, gjersa ka theksuar se trajtimi i saj mund të zgjasë edhe disa vjet.

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Bajrami ka thënë se ka pranuar një konfirmim zyrtar me shkrim nga Gjykata e Strasburgut, e cila bën të ditur se po trajton proceset, për të cilat, Bajrami ka aplikuar.

“Për momentin janë duke u zhvilluar dy procese, procesi i parë është kërkesa e shumicës të të burgosurëve shtetas të Republikës së Kosovës, që burgun të vazhdojnë në burgjet e Republikës së Kosovës, kërkesat formale janë bërë që para një viti dhe janë në procedurë e sipër…kurse procedura e dytë që është në vijim pas shterrjes të të gjitha mjeteve juridike në shtetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kadrin e ligjshëm kohor, për të gjithë të akuzuarit në vuajtjen e dënimit me burg, janë dorëzuar edhe aplikacionet deri në Gjykatë…për momentin mund të konfirmoj që nga Gjykata e Strasburgut unë si një ndër aplikuesit…kam marrë një konfirmim zyrtar me shkrim nga Gjykata, për të cilën, informohemi se aplikacioni është pranuar dhe gjykata është duke e trajtuar këtë pjesë”, ka treguar Bajrami.

Ky i fundit thotë se transferimi i të burgosurëve për të vuajtur dënimin në Kosovë është i mundshëm, por i njëjti duhet të kalojë një zinxhir procedurash nga Ministritë e Drejtësisë të të dyja vendeve e deri te Gjykatat kompetente.

Se a janë shkelur të drejtat e njeriut në këtë process, Bajrami tregon se seancat gjyqësore janë analizuar e njëherit, për to janë dorëzuar edhe prova që drejtojnë nga një gjykim jo të drejtë.

Me kujdes të veçantë është analizuar procesi gjyqësor dhe të gjitha 87 seancat e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur janë analizuar, të gjitha proceset verbale dhe janë të deponuara proceset verbale në të cilat mbrojtja ka kontaktuar shkeljen e të drejtave të personave që kemi përfaqësuar me kërkesë që të verifikohet një shkelje e tillë. Besoj që brenda aplikacionit kemi dorëzuar të gjitha provat e mjaftueshme të cilat drejtojnë nga një gjykim jo i drejtë, nga shkelja e të drejtave të mbrojtjes, me mosdëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga ana e mbrojtjes me ç’rast është penguar edhe një verifikim më i drejtë, më i plotë i gjendjes faktike që mbrotja mendon se do të ndikonte në epilogun përfimtar të këtij procesi”, ka deklaruar ai.

Bajrami ka deklaruar se bazuar në volumin e lëndës dhe nevojës së trajtimin serioz, njëherit edhe numrit të çështjeve që ka Gjykata e Strasburgut, procesi mund të zgjasë edhe disa vite.

Më 2 maj të vitit 2015, një shkëmbim zjarri i cili shpërtheu gjatë një bastisjeje të policisë maqedonase në mes të forcave speciale të policisë së Maqedonisë dhe një grupi të armatosur të identifikuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) la të vrarë 8 policë maqedonas, 10 luftëtar u vranë, ndërsa 37 oficerë u plagosën.

Të shtënat përfunduan më 10 maj 2015 me ç’rast, 28 burra shqiptarë janë arrestuar dhe akuzuar për “terrorizëm”, akuzat këto të bëra nga ana e autoriteteve maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat